Ballina Vendi Makina përplas motorin në Tiranë humb jetën 20-vjeçari

Makina përplas motorin në Tiranë humb jetën 20-vjeçari

1

Një aksident i rëndë është regjistruar mbrëmjen e djeshme në Tiranë, ku një automjet është përplasur me një motor dhe si pasojë ka humbur jetën drejtuesi i mjetit të fundit.

Viktima është identifikuar si shtetasi me inicialet E. S., 20 vjeç. Ai u transportua në spital menjëherë pas aksidentit, por nuk mundi t’iu mbijetojë plagëve të marra.

“Më datë 02.02.2023, rreth orës 23:30, te Fresku, automjeti me drejtues shtetasin A. F. është përplasur me motomjetin me drejtues shtetasin E. S., 20 vjeç.   Si pasojë e dëmtimeve të marra, 20-vjeçari ka ndërruar jetë në spital.  Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit”-njofton policia.