Ballina Vendi Lehtesohen masat anti-covid

Lehtesohen masat anti-covid

2

Aktualitet

Komiteti Teknik merr vendimin, lehtësohen masat për COVID-19


Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale Ogerta Manastirliu, njofton se Komiteti Teknik i Ekspertëve vendosi të reduktojë kohën e izolimit për të prekurit nga Covid-19 në 5 ditë.

Sipas ministres, Komiteti Teknik i Ekspertëve ka rekomanduar që doza e tretë përforcuese e vaksinës të kryhet 5 muaj pas dozës së dytë.

Sa i takon masave anti-Covid, Manastirliu thekson se situata po ndiqet ne dinamikë dhe masat e tjera kufizuese do të rivlerësohen në vijim.

“Në mbledhjen e Komitetit Teknik të Ekspertëve, për vlerësimin e situatës epidemiologjike, vlerësimin e ecurisë së programit të vaksinimit dhe masave anticovid. Ekspertët e Komitetit Teknik rekomanduan për vlerësim nga Komiteti i Vaksinimit, reduktimin e periudhës së vaksinimit me dozën e tretë përforcuese, nga 6 muaj që është aktualisht, në 5 muaj pas dozës së dytë. Komiteti vendosi të reduktojë kohën e izolimit për të prekurit nga Covid-19 në 5 ditë, sipas Udhëzimeve të Institutit të Shëndetit Publik. Duke theksuar rëndësinë e vaksinimit me dozën përforcuese, rritjen e mbulesës vaksinale për popullatën si dhe duke vlerësuar në dinamikë incidencën e rasteve të reja ditore dhe situatën në spitale, ekspertët e Komitetit Teknik do të rivlerësojnë në vijim masat anti-Covid”, shkruan Manastirliu.