Ballina Vendi Kultivojë bimë narkotike,shpallet ne kerkim 42-vjecari nga Cakrani

Kultivojë bimë narkotike,shpallet ne kerkim 42-vjecari nga Cakrani

1

Fier/Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Fier shpallën në kërkim shtetasin T. H., 42 vjeç, banues në Cakran, pasi gjatë kontrollit masiv të territorit për parandalimin e kultivimit të bimëve narkotike, në një zonë të pyllëzuar në Cakran, shërbimet e Policisë gjetën të kultivuar 69 fidanë narkotikë cannabis sativa. Nga veprimet hetimore të kryera, dyshohet se autor i kultivimit të tyre është shtetasi T. H. Po punohet për kapjen e tij.