Ballina Vendi Kryetari i bashkisë së Fieri Armando Subashi në bilancin e punëve të...

Kryetari i bashkisë së Fieri Armando Subashi në bilancin e punëve të arrira shënon dhe ato në drejtim të objekteve të historisë sonë kombëtare që nga varrezat dëshmorëve të Fierit, monumentet dhe lapidarët historikë

1

Një ndër kujdesjet e bashkisë së Fierit dhe në vëmendjen e kryetarit të bashkisë së Fierit janë figurat me vlerë sa historike apo dhe të fushave të ndryshme të jetës, janë objektet që manifestojnë këto vlera si varrezat e dëshmorëve, përmendore, lapidarë, që evokojnë të kaluarën historike të trevës së Myzeqesë, por jo vetëm.

Që nga vitit 2015 e në vijim në këtë drejtim janë shënuar ndryshime të rëndësishme të cilat janë të prekshme, por edhe meritojnë të vlerësohen e të jetë shembull për shumë bashkinë në të gjithë vendin. Ndër projektet e para të investimeve të ndërmarra nga kryetari Subashi ishte ai në varrezat e dëshmorëve, investim i cili është quajtur nga kryetari i bashkisë së Fierit, Armando Subashi si shenjë e respektimit të historisë e cila është një nevojë për çdo vend të qytetëruar.

Me këtë investim që përfshinte rikonstruksionin e plotë për t’i kthyer këtij vendi lavdinë dhe vëmendjen që meriton. Investimi që preku çdo detaj të këtij vendi historik deri te rregullimi i rrugicave, meremetimi i mureve mbajtëse të parcelave si dhe me një bimësi zbukurimi të punuar me kujdes dhe hijeshi. Sot kjo bashki ka shtuar një investim me vlerë në bilancin e saj.

Gjatë Luftës Antifashiste Nacionalçlirimtare edhe populli i Fierit kontribuoi fuqishëm në rezistencën antifashiste, duke i dhënë asaj 1900 luftëtarë të formacioneve partizane të UNÇSH, nga të cilët 447 prej tyre ranë Dëshmorë të Atdheut në altarin e lirisë.

Po kështu janë investuar në të gjithë lapidarët dhe monumentet historike në çdo njësi administrative duke iu dhënë vlerën e mëritur e mbajtur në kujdes të vazhdueshme të saj. Në mënyrë të shpeshtë në vëmendjen e vlerësimin e kryetarit Armando Subashi janë këto figura të rëndësishme për kujtesën historike duke i promovuar në mënyra të ndryshme dhe marrin meritën e duhur.

/Tv Kombi/