Ballina Rajoni Kriza në veri/ Albin Kurti: Kosova, aleat i pakompromis i SHBA-ve dhe...

Kriza në veri/ Albin Kurti: Kosova, aleat i pakompromis i SHBA-ve dhe BE-së

0

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti ka deklaruar se Kosova është dhe do të jetë aleat i pakompromis i Shteteve të Bashkuara dhe Bashkimit Evropian.

Duke folur në mbledhjen e 51 të partisë Lëvizja Vetëvendosja, Kurti u shpreh se rruga drejt shtensionimit të situatës në veri mund të vijë vetëm duke ndaluar menjëherë dhunën nga bandat kriminale ndaj NATO-s, gazetarëve dhe kryetarëve të bashkive.

Kurti u bëri thirrje ndërkombëtarëve për të intensifikuar dialogun për zbatimin  e marrë veshjeve të Brukselit dhe të Ohrit.

Kosova i qëndron pas SHBA-së dhe BE-së në tërë kuptimin e fjalës, në politikën anti-Putin dhe në vlerat demokratike. Është aleat i pakompromis i SHBA-ve dhe Bashkimit Evropian.

Rruga përpara për deskalim të situatës në veri do të thotë ndalimi i menjëhershëm i dhunës nga bandat kriminale ndaj policisë, NATO-s, gazetarëve dhe kryetarëve.

Në përputhje me situatën e sigurisë, me largimin e këtyre bandave dhe arrestimin e tyre, prania e policëve mund të zvogëlohej në mënyrë proporcionale. Dialogu për zbatimin e plotë marrëveshjes bazike të 27 shkurtit në Bruksel dhe ankesit të zbatimit të 18 marsit në Ohër, duhet të intensifikohet. Kemi nevojë për sekuencim të balancuar dhe të drejtë të zbatimit të marrëveshjes bazike”-tha Kurti.

Sipas Kurtit, vërtet kandidatët shqiptarë në komuna kanë marrë pak vota, por nga ana tjetër kundërshtarët e tyre i bojkotuan dhe për paspojë nuk kanë marrë asnjë vote. Për këtë arsye, sipas tij,  kryetarët e zgjedhur nga pakica kanë për detyrë të ushtrojnë detyrën e tyre deri në momentin që do të zhvillohen zgjedhjet e reja.

Ne e kuptojmë që kryetarët e rinj kanë marrë pak vota, por ata të tjerët nuk kanë marrë asnjë votë. Komuniteti serb duhet të dalë në zgjedhje e jo të bojkotojnë. Zgjedhjet duhet të jenë të lira, të hapura, pa frikë, pa kërcënime, pa banda kriminale.

Të gjithë e mbajmë mend shumë mirë që më 5 nëntor të vitit të kaluar në veri pati përpjekje të shembet sistemi ynë shtetëror kur u bë dorëheqje kolektive e 547 policëve, e katër kryetarëve të komunave, prokurorëve e gjykatësve dhe dhjetë deputeteve në Kuvendin e Kosovës.

Kjo përpjekke për ta shembur sistemin tonë institucional të Republikës tonë demokratike në veri të Kosovës dështoi”, tha Kurti.

Kreu i qeverisë së Kosovës, shtoi se zgjedhjet u mbajtën sipas Kushtetutës. Ndërsa shtoi se ata që i braktisën këto institucione dhe bojkotuan zgjedhjet kërcënuan ata që donin të ishin pjesë e zgjedhjeve ndaj për këtë arsye.