Ballina Vendi “Kjo është zhvatje”: Erion Braçe sfidon qeverinë, del kundër rritjes së çmimeve

“Kjo është zhvatje”: Erion Braçe sfidon qeverinë, del kundër rritjes së çmimeve

1

 

Erion Braçe është zëri i vetëm kritik brenda mazhorancës qeverisëse në Shqipëri. Ish-zv.kryeministri në mandatin e dytë të Ramës nuk ka ngurruar të dalë hapur kundër rritjes së disa çmimeve në vendin tonë, çka sipas tij është abuzive dhe nuk lidhet me luftën në Ukrainë.

Braçe njihet si një mbështetës i zjarrtë i kërkesave të bujqve, duke qenë se është deputet edhe i Divjakës, por kësaj here e ka kapur me ata që sjellin dhe tregtojnë kafenë në Shqipërië. Shkak është bërë rritja e çmimit të këtij produkti:

“Edhe çmimin e një filxhani kafeje e rritët? Nga janari e këtej, çmimi i një kg kafeje ardhur nga Italia është rritur me 150 lekë, vetëm 150 lekë. Pra, me 1.25 lekë për një filxhan kafeje, vetëm 1.25 lekë.

Nëse e shisnit në periferi të Tiranës me 50 lekë një filxhan kafeje, duhet ta shisni me 51.25 lekë; nëse e shisnit në qendër të Tiranës me 70 lekë një filxhan kafeje, duhet ta shisni me 71.25 lekë.

Çfarë ka ndodhur me ju që po e shisni filxhanin e kafesë në periferi me 70 lekë e në qendër me 90 lekë? Ju është rritur edhe juve çmimi i hekurit, çimentos, betonit? Apo çmimi i vajit, orizit, sheqerit, miellit, makaronave, vezëve, pulave etj? Zhvatje, asgjë tjetër!”