Ballina Vendi “Jemi përballë kolapsit”, bizneset 10 kërkesa qeverisë: Rritja e çmimeve do të...

“Jemi përballë kolapsit”, bizneset 10 kërkesa qeverisë: Rritja e çmimeve do të ndikojë në të gjithë sektorët e ekonomisë

2

Shoqata e Biznesit ka dalë sot në një deklaratë, lidhur me krizën e energjisë elektrike, që ka prekur tashmë edhe vendin tonë, duke shprehur shqetësimin se “Kërcënohemi përballë një kolapsi ekonomik dhe social, pasi efekti që krijohet nga rritja e çmimeve tani do të jetë zinxhir me ndikim në të gjithë sektorët e ekonomisë”.

Bizneset i janë drejtuar qeverisë, duke i kërkuar të ofrojë një zgjidhje për të përballuar krizën e energjisë elektrike. Bizneset i drejtojnë qeverisë dhjetë kërkesa, që sipas tyre, mund të ndihmojnë në përballimin e situatës.