Ballina Vendi Iu ngacmuan të dashurat në mes të lokalit,dy shqiptarët përleshen me të...

Iu ngacmuan të dashurat në mes të lokalit,dy shqiptarët përleshen me të huajt, por bëhen për spital

1

2 shqiptarë janë përfshirë në një sherr të dhunshëm me shkopinj me një grup prej 4 personash në Novara të Italisë. Shkaku ka qenë ngacmimi i 2 vajzave që ishin në një tavolinë me to.

Katër të huajt që kanë sulmuar janë lënë në masën e sigurisë detyrim paraqitje, kurse të sulmuarit janë dy shqiptarë nga Kosova dhe një me origjinë marokene, gjithashtu banues në Novara.

Në fillim sherri verbal ishte për ngacmimin e vajzave në shoqërinë e shqiptarëve. Por sherri i nisur aty është parandaluar me ndërhyrjen e policisë.

Duke mos u mjaftuar me kaq ata kanë lënë takim të nesërmen për t’u sqaruar. Shqiptarët nuk ishin përgatitur për më të keqen, pasi 4 rivalët u kishin bërë një pritë. Aty plasi sherri me shkopinj bejsbolli madje njëri nga shqiptarët ka përfunduar në spital.