Ballina Vendi Investime të qëndrueshme në sistemin vaditës dhe kullues/Rehabilitimi i sisitemit kullues dhe...

Investime të qëndrueshme në sistemin vaditës dhe kullues/Rehabilitimi i sisitemit kullues dhe vaditës përmirson infrastrukturën rurale dhe nxit zhvillimin buqësor, në fshatrat e Bashkisë së Fierit

1

Me ndarjen e re territoriale do të kishte dhe një konfigurim të ri administrativ përsa i përket zhvillimit të bujqësisë. Kështu, kalimi i rrjeteve kulluese dhe vaditëse në varësi të bashkive ishte një nga reformat më të mira të qeverisë, por që mbarte në vetvete një tërësi problematikash të krijuara nga mungesa e investimeve në këtë drejtim.

Pikërisht e kuptuar që herët nga bashkia e Fierit që ky sektor ishte një nga sfidat më të mëdha të punës së saj pasi përmbi 20 vjet nuk ishte investuar dhe pothuaj i gjithë ky sistem kishte dalë jashtë funksionit. Por paradoksi shkon edhe më tej. Babëzia e investimeve pa lehje e pa kriter nuk ka kursyer as sistemin e ujit bujqësor dhe në shumë raste ishin bërë dhe ndërtime mbi kanalet kulluese dhe vaditëse.

Duke kërkuar zgjidhje të menjëhershme dhe për ti dhënë hov zhvillimit të bujqësisë në këtë bashki duhej filluar puna me ritme të shpejta dhe me rendiment të lartë, duke punuar me angazhime maksimale dhe me punë intensive të përditshme.

Me nëntë ekskavator është realizuar një punë e përditshme skemë pas skeme, zonë mbas zone. Si rezultat i këtij përkushtimi dhe pune të pandërprerë janë pastruar mbi 1300 km kanale kulluese dhe vaditës duke shpëtuar nga mos kullimi dhe degradimi 57 mijë hektarë tokë dhe nëpër ujit për vaditje i është dhënë jetë rreth 22 mijë hektarëve tokë që nuk e ndjenin ujin prej vitesh.

Kjo punë me vlera të mëdha e bërë në pak vite është një nga faktorët që i kanë kthyer fermerit interesin për të punuar tokën e vet, për ta mbjellë atë dhe të fitojë prej saj pasi çdo investim dhe përpjekje e tyre pa këtë proces është një mund, djersë dhe para të hedhura dëm./Tv Kombi