Ballina Vendi Grabitje në Durrës, dy persona futen në një dyqan dhe “zhvasin” xhiron...

Grabitje në Durrës, dy persona futen në një dyqan dhe “zhvasin” xhiron ditore

1

Një grabitje ka ndodhur mbrëmjen e sotme në qytetin e Durrësit, teksa mësohet dy persona janë futur në një dyqan me produkte ushqimore dhe kanë marrë xhiron ditore, rreth 15 000 lekë të reja.

Menjëherë pas grabitjes ata janë larguar me një automjet, ndërsa ende nuk janë identifikuar nga policia.

Grupi hetimor po punon për zbardhje e plotë të ngjarjes.

Njoftimi i policisë:

Durrës/Informacion paraprak

Rreth orës 19:30, në lagjen nr. 15, Durrës, dy shtetas ende të paidentifikuar, janë futur në një dyqan me produkte ushqimore në pronësi të shtetases M. T., ku kanë marrë rreth 15 000 lekë të rinj (xhiro ditore) dhe më pas janë larguar me një automjet.

Shërbimet e Policisë, menjëherë pas marrjes së njoftimit, kanë shkuar në vendngjarje, së bashku me grupin hetimor.

Nga veprimet e para hetimore, është identifikuar automjeti me të cilin këta shtetas janë larguar. Vijon puna për identifikimin, lokalizimin dhe kapjen e autorëve.

Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, po punon për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të kësaj ngjarjeje./abcnews.al