Ballina Vendi Fermerët në Fier nuk kanë treg për të shitur shalqinin

Fermerët në Fier nuk kanë treg për të shitur shalqinin

1

Fermeret ne Kallm te Fierit jane shprehur te indinjiuar per mungesen e tregut te shitjes se shalqinit. Sipas fermreve qe kane kultivuar shalinin edhe pse e kane ulur cmimin e shitjes ne 14 lekë kg ,sërish nuk kanë treg. Një pjesë e mirë e tyre kanë grumbullur prodhimin e presin tregtarët, ndërsa ka raste që akush nuk vjen për ta blerë.

Cmimet e plehrave dhe imputeve kanë qenë të larta, dhe si cdo kulturë tjetër në këtë periudhë, përballimi i kostos së prodhimit është problemi më i madh jane shprehur fermeret

Me 130 mije lekë kuintali i plehrave qe do te thote nje kosto e larte e sherbimit nderkohe qe cmimi i shitjes eshte teper i ulet po con keta fermere te nje demi te madh financiar dhe mundimi te hedhur poshte

Sivjet më shumë te kushtueshme janë plehrat. Kanë vajtur 130 mijë lekë, e do cdo javë një dorë plehu. Të gjitha janë rritur. 20 mijë lekë i do punëtori. Nuk kemi karburant akoma nga shteti, kemi aplikuar. Me 200 të shitet ishte mirë, sivjet ka më shumë shpenzime.

Vitet e shkuara shalqini është marrë nga tregtarët e shumicës direkt në fushë, gjë që fermerët presin të ndodh edhe këtë vit, por që me aq sa duket nuk ka gjasa.