Ballina Vendi “Euro 2024”/ Shqipëria fiton ndaj Moldavisë. Renditet e treta në grupin E,...

“Euro 2024”/ Shqipëria fiton ndaj Moldavisë. Renditet e treta në grupin E, Asani dhe Bajrami i dhurojnë tre pikët

0

Shqipëria ka fituar me rezultatin 2-0 ndaj Moldavisë duke marrë tre pikë të vlefshme në grupin E për kualifikueset e “Europianit 2024”.

Autorët vendimtarë të kësaj fitorjeje ishin Jasir Asani dhe Nedim Bajrami në harkun kohor të 20 minutave duke bërë të mundur që Shqipëria të renditet e treta pas Polonisë në grupin që kryesohet nga Çekia me 7 pikë.

Asani arriti të kalojë në avantazh kuqezinjtë në minutën e 51’ kur arriti të shfrytëzojë hutimin e mbrojtjes së Moldavisë dhe me anë të një gjuatje që nga jashtë zonës befasoi portierin moldav.

Për të vulosur rezultatin dhe siguruar fitoren mendoi Nedim Bajrami i cili dyfishoi shifrat pas një goditje që nga jashtë zonës.

Me këtë fitore kuqezinjtë kërkojnë të qëndrojnë në garë për të siguruar një “biletë” që mund t’i dërgojë në Evropianin që do të mbahet në Gjermani vitin e ardhshëm.