Ballina Vendi E vërteta e Armando Subashit mbetet e bardhë!

E vërteta e Armando Subashit mbetet e bardhë!

2

E vërteta te Armando Subashi mbetet e bardhë! Prisnin ta shikonin të gjunjëzuar dhe më kokën ulur, por në fakt doli më krenar sesa hyri në atë dhomë hetimore. Seanca dëgjimore me kryebashkiakun e Fierit Armano Subashi në lidhje me ndërtimin e impiantit të trajtimit të mbetjeve të bashkive në qarkun e Fierit pritej me padurim nga opozita, e cila kishe hedhur balte ndaj kryebashkiakut. Por, realiteti na doli ndryshe.!Për nje distance kohe të gjatë, Subashi ka argumentuar çfarë ka ndodhur me këtë vepër që do të jetë një shërbim social për gjithë komunitetin myzeqar dhe më gjerë përmes grumbullimit, përpunimit të mbetjeve urbane. Një opozitë që fërkon duart dhe pret me ngazëllim ku të kapte një fije floku, për ta akuzuar me ulërima se ka ndodhur korrupsioni. Kur ke të drejtën me vetë dhe je i pastër në shpirt asnjë komision hetimorë nuk të vë dot poshtë, përkundrazi është një rast i mirë për treguar shkallën e pastërtisë së vetes dhe vlerat profesionale për vetë këtë titullar me karrierë të gjatë drejtuese. Kështu gjithë ai padurim të shihnin përballjen e Subashit në komision u sfumua dhe mbeti një flluskë sapuni, që plasi dhe humbi. E thashë dhe pak më lart kur ke të drejtën me vete asgjë nuk të mposhtë. Bile ky komision pasi të kishte mbaruar këtë ballafaqim me Subashin mos të kishin përtuar dhe vizituar parkun e ri që po merr jetë me gjelbërim në vend të erërave kundermuese dhe tymrave për kaq e kaq vitesh. Tashmë qytetarët fierakë do të jenë të qetë se në atë vend ku flinte mizeria, do të vijë dita që me nipërit e mbesat do të shëtisin në këtë park. Subashi shkoje dhe më tej kur deklaroi se në ish-fushën e mbetjeve, tashmë lulëzonin qindra pemë të mbjella dhe se shpejt ajo do të shndërrohej në njē hapësirë shplodhjeje dhe argëtimi. Ne shqiptarët jemi edukuar nga vitet komuniste më frymën negative. Ne nuk duam një njeri që të jetë ballëlartë por kokëulur dhe ta tregojmë më gisht. Dhe Subashin e treguam me gisht si njeriun që nuk iu tremb së vërtetës dhe në gojën e tij ka theksuar që në punën e tij zbatohet ligji dhe interesi qytetar, të cilit i shërben në çdo pozicion që ka qenë dhe do të jetë. Edhe dhjetëra orë të tjera ballafaqim të kishte mes komisionit dhe Subashit vetëm do të ishte thjesht një kohë e humbur sepse e vërteta mbetet e vërtetë. Me këtë ballafaqim çdo qytetar fierak është ndjerë krenar, sepse paska votuar për një djalë më karakter, me potencial intelektual dhe më vlera të rralla njerëzore. Subash! Mbetsh kurdoherë kokën lart dhe mos i braktis qytetarët e tu, përkundrazi jepi dorën dhe të gjithë së bashku të ndërtojmë një Fier modern. Ti e di dhe do ta bësh!