Një ngjarje e rëndë është shënuar në Kavajë. Burime zyrtare të Policisë bëjnë të ditur se 34-vjeçari F. F., i cili vuante nga probleme të shëndetit mendor është vetëhedhur nga kati i tretë i pallatit.
Si pasoja ai është dëmtuar dhe ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.
Njoftimi i Policisë:
Kavajë/Informacion paraprak
Me datë 29.05.2022, rreth orës 21:05, në lagjen nr. 2, në Kavajë, dyshohet se është vetëhedhur nga kati i tretë i pallatit, shtetasi F. F., 34 vjeç, i cili vuan nga probleme të shëndetit mendor.
Si pasojë është dëmtuar dhe ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.
ADVERTISEMENT