Ballina Vendi Dyndje turistësh në Shqipëri, INSTAT publikon shifrat: 53% më shumë se një...

Dyndje turistësh në Shqipëri, INSTAT publikon shifrat: 53% më shumë se një vit më parë

0

1.7 milionë turistë të huaj kanë hyrë në vendin tonë në katër muajt e parë të vitit 2023. Sipas INSTAT, kjo shifër është 57% më e lartë krahasuar më të njëjtë periudhë të një viti më parë.

Të huajt që vizitojnë Shqipërinë vërehen kryesisht në qytet kryesore të vendit. Të dhënat më të fundit të Institutit të Statiskive konfirmojnë shtimin e numrit të turistëve, në katër muajt e parë të vitit, ku kanë hyrë rreth 1.7 milionë vizitues.

Në muajin prill, numri i turistëve të ardhur në vendin tonë është rritur me 53% krahasuar me prillin kaluar. Vlerësimi i INSTAT thotë se shumica e turistëve vijnë për qëllime personal dhe për të shijuar pushimet në Shqipëri. Vihet re se numri më i madh i vizitorëve në këto katër muaj, janë kryesisht nga shtetet evropiane. Një numër më i vogël turistësh janë gjithashtu nga vendet e Amerikës dhe Azisë Lindore.

Ndërkohë edhe numri i shqiptarëve të hyrë në atdhe eshtë rritur me 27% në periudhën janar-prill, krahasuar me vitin 2022.