Pas dy muajsh në arrati, ka rënë në prangat e policisë emigranti shqiptar që akuzohet për vrasjen me armë zjarri të një 39-vjeçari në Athinë.
Mediet greke bëjnë me dije se vrasja e 39-vjeçarit ka ndodhur më 31 korrik të këtij viti në mes të rrugës në zonën e Agia Varvara, Athinë.
Sakaq mësohet se autori u arrestua dje në zonën e Hajdarit.
Bashkë me të ishte një bashkatdhetar, i cili u arrestua gjithashtu nga policia greke.
Por nuk mbaron me kaq, sipas policisë shqiptari i arrestuar për vrasjen e 39-vjeçarit në Agia Varvara ka tentuar gjithashtu të ekzekutojë edhe një tjetër grek në zonën e Agios Pavlos në qendër të Athinës.
Si ndodhi vrasja e 39-vjeçarit
Autori dhe viktima kishin pasur një debat të fortë brenda në një shtëpi. Më pas ata dolën jashtë dhe pikërisht atëherë emigranti shqiptari nxori armën dhe hapi zjarr ndaj 39-vjeçarit.
Burime policore dyshojnë se ngjarja mund të ketë lidhje me mosmarrëveshjet qe dy personat kishin për drogën, pasi dyshohet të kenë qenë të përfshirë në trafikimin dhe shitjen e lëndëve narkotike.