Ballina Rajoni Dy ditë para takimit me Kurtin/ Vuçiç: Gjithçka e nënshkruar në dialogun...

Dy ditë para takimit me Kurtin/ Vuçiç: Gjithçka e nënshkruar në dialogun Beograd-Prishtinë, duhet të zbatohet

1

Gjithçka është nënshkruar në dialogun Beograd-Prishtinë dhe nga përfaqësuesit e Bashkimit Evropian, duhet të zbatohet. Ka qenë kjo deklarata që ka bërë Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, i cili ka theksuar më tej se kur është fjala për Bashkimin e Komunave Serbe, nën patronatin e BE-së janë nënshkruar katër marrëveshje.

 “Këto janë katër marrëveshje, , përkatësisht plani i zbatimit, parimet, menaxhimi dhe Marrëveshja e Parë. Tashmë kemi nënshkruar gjithçka dhe, natyrisht, është nënshkruar nga përfaqësuesit e Bashkimit Evropian dhe duhet të zbatohet. Dhe ky nuk është qëllimi përfundimtar. Qëllimi përfundimtar është që serbët dhe shqiptarët të jetojnë së bashku, të jetojnë shumë më mirë dhe të respektojnë njëri-tjetrin, pa armiqësi. “Nuk kam në plan të flas për fajin e askujt, nuk ka rëndësi nëse do të ndodhë për tre muaj apo tre vjet, por nëse ia dalim, do të jetë një sukses historik”, tha Vuçiç, raporton Tanjug.

Pas takimit të 27 shkurtit në Bruksel mes Kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti dhe Presidentit serb, Aleksandër Vuçiç në kuadër të dialogut për normalizimin e marrëdhënieve, të cilin e ndërmjetëson Bashkimi Evropian, një takim i dytë mes tyre do të mbahet në Ohër më 18 mars.

Tryeza në Ohër në kuadër të dialogut, do të jetë një takim ku liderët do të diskutojnë planin e zbatimit që është pjesë integrale e propozimit evropian, marrëveshjes drejt normalizimit mes Kosovës dhe Serbisë.

/rtsh.al/