Prej disa orësh anija ruse raketa lëshuese “Mareshall Ustinov” është pozicionuar në detin Jon, 200 milje larg brigjeve jugore italiane, rreth 180 milje larg portit të Tarantos ku është ndodhet baza kryesore e Natos në Mesdhe.
“Mareshall Ustinov” konsiderohet killer i avionëve e më i madhi i flotës ruse, i gjatë rreth 180 metra me aftësinë të lëshoj drejt një këndi të largët 16 raketa njëherësh.
Lajmi është përcjellë nga të gjitha mediat italiane, përmes informacionit të marrë nga një “spotter” i cili gjurmon lëvizjet e mjeteve militare në rrugë ajrore e detare.
Anija ruse gjatë 24 orëve të fundit është larguar nga ujërat e Mesdheut Qëndror duke iu afruar brigjeve jugore jonike italiane e gjatë paradites së sotme 24 shkurt 2022 po spostohet në jug të Kretës e me shumë gjasa po drejtohet në portin sirian Tartus.