Ballina Lajme Ç’po ndodh në Veri të Kosovës? Lista Serbe i bashkohet protestës në...

Ç’po ndodh në Veri të Kosovës? Lista Serbe i bashkohet protestës në Zveçan

0

Edhe kjo e hënë i ka gjetur në protestë banorët serbë në Zveçan të Kosovës. Ata janë mbledhur në protestë para objektit komunal të Zveçanit, ndërsa mes tyre janë parë dhe kryetari dhe nënkryetari i Listës Serbe, Goran Rakiç dhe Igor Simiç.

Ata kanë qenë prezentë edhe përgjatë javës së kaluar në protesta. Të dy i kanë bërë thirrje të vazhdueshme pjesëtarëve të KFOR-it që të jenë garantuesit e vetëm të sigurisë në atë pjesë, dhe që të mos ketë pjesëtarë të Policisë së Kosovës.

Lista Serbe – partia kryesore e serbëve në Kosovë – i ka bojkotuar zgjedhjet e prillit për kryetarë të komunave në veri. Ajo, po ashtu, u ka bërë thirrje edhe qytetarëve që të mos dalin në zgjedhje.