Ballina Bota Cfare po mendon Rusia!?Nxjerr raketat bërthamore famëkeqe Yars, 1000 ushtarë dislokohen në...

Cfare po mendon Rusia!?Nxjerr raketat bërthamore famëkeqe Yars, 1000 ushtarë dislokohen në stërvitje të posaçme

1

Ministria e Mbrojtjes së Rusisë njoftoi se forcat ushtarake të vendit po kryejnë stërvitje me raketat famëkeqe bërthamore Yars (Yadernaya Raketa Sderzhivaniya) njoftim që ka ngrirë opinionin publik botëror.

Sipas deklaratës, stërvitjet po zhvillohen në provincën e Ivanovës, në verilindje të Moskës, me pjesëmarrjen e 1000 ushtarakëve dhe 100 automjeteve, me raketa balistike Yars.

Ky zhvillim vjen pak orë pasi SHBA njoftoi se po dërgon raketa të avancuara në Kiev me kërkesë të presidentit ukrainas Zelensky.

Më herët, ministri i jashtëm rus Sergei Lavrov e quajti një sfidë të menjëhershme lëvizjen e amerikanëve për të dërguar sisteme raketore në Kiev dhe akuzoi Zelenskyn se kërkon përfshirjen e vendeve të tjera dhe zgjerimin e konfliktit.

Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peshkov, akuzoi gjithashtu Shtetet e Bashkuara se qëllimisht i hodhën benzinë ​​zjarrit. Ai hodhi poshtë garancitë e SHBA se ukrainasit nuk do të lëshonin raketat që po marrin tani, kundër territorit rus.

Megjithatë, presidenti ukrainas Zelensky tha se vendi i tij nuk ka ndërmend të sulmojë Rusinë.

Edhe Sekretari amerikan i Shtetit Anthony Blinken tha të mërkurën mbrëma se Kievi ishte zotuar të mos përdorte raketat e reja Himars për sulme në tokën ruse, duke vënë në dukje se “është Rusia ajo që po sulmon Ukrainën dhe jo anasjelltas”.