Ballina Vendi “Bëni kontrolle mos shkoni në parukeri”, e reja me kancer ka...

“Bëni kontrolle mos shkoni në parukeri”, e reja me kancer ka një mesazh për të gjitha vajzat

1

Franceska Gashi është kthyer në një frymëzim për të gjitha gratë dhe vajzat. Shqiptarja, e cila është diagnostikuar me kancer në gji, tregoi për emisionin “Abc-ja e mëngjesit” se si zbuloi se vuante nga sëmundja e rëndë. Ajo rrëfeu se në fillim mjekët i kishin thënë se kokrra në gjoks ishte një kist por më pas kishte rezultuar tumor.

Franceska e përshkroi momentin kur kishte marrë vesh se kishte tumor si ditën më të keqe të jetës së saj por siç tha ajo, duhej të mësohej të bashkëjetonte më këtë fakt dhe të ecte përpara. Ajo ka vendosur ta ndajë këtë përvojë të vështirë që po kalon me ndjekësit e saj në TikTok, për të dhënë dhe një mesazh për të gjithë që të kryejnë kontrolle.