Ballina Lajme Bënë drift me makinë dhe videot i publikuan në TikTok, kapen dy...

Bënë drift me makinë dhe videot i publikuan në TikTok, kapen dy drejtues mjetesh

1

Dy drejtues automjetesh kanë postuar disa video në rrjetet sociale duke kryer manovra të rrezikshme duke u bërë rrezik për veten dhe përdoruesit e tjerë të rrugës.

Policia njofton se nga vëzhgimet në rrjetin social TikTok është bërë identifikimi dhe ndalimi i drejtuesve të automjeteve, sëbashku me mjetet përkatëse.

Për kundërvajtjet e kryera ndaj tyre u vendos masa administrative me vlerë 40 mijë lekë të rinj, referuar ligjit të “Kodit Rrugor të Republikës së Shqipërisë” .

Policia Rrugore e Tiranës apelon për të gjithë përdoruesit e rrugës që të respektojnë me rigorozitet rregullat e qarkullimit rrugor.