Ballina Vendi Bashkia e Fierit dhe kryetari Subashi kanë krijuar modelin e investimeve rrënjësore,...

Bashkia e Fierit dhe kryetari Subashi kanë krijuar modelin e investimeve rrënjësore, jo thjesht riparime pa bazë të qëndrueshme.

1

Jo riparime, por një ndërhyrje rrënjësore që t’i kthejë investimet, në mënyrë të veçantë ato rrugore, në nivelin e standardit të krijuar në bashkinë e Fierit. Gjatë komunikimit me banorët e qytetit, por edhe të gjithë banorëve në fshatrat e njësive bashkiake, kryetari Armando Subashi ka shpjeguar faktin sesa të rëndësishme janë investimet thelbësore për zhvillimin dhe urbanizimin e jetës së komunitetit.

Vetëm në sajë të kësaj metodologjie investimet janë jetëgjata pa qenë nevoja e rikthimit të investimit në të njëjtin front pune. Në bazë të projekteve shihet problematika e investimit dhe kryhen punimet në sistemin e rrjetit të kanalizimeve të ujërave të zeza dhe të bardha, trotuarëve, ndriçimit dhe gjelbërimit duke krijuar kështu një standard në ecurinë e punimeve që janë duke u kryer sa në qytetin e Fierit apo dhe qendrat e njësive administrative e më gjerë.

Modelet e këtyre investimeve janë të dukshme duke mertituar vlerësimin e tyre në dobi të komunitetit. Nga “gangrena”rrugore janë të shumta rrugët që përveç transformimit urban rifituan edhe funksionalitetin e humbur. Nuk janë thjesht riparim, por një ndërhyrje rrënjësore që i kanë kthyer këto rrugë në standardin infrastrukturor që ka përfshirë gjithë bashkinë e Fierit./Tv Kombi/