Ballina Vendi Balla nis zyrtarisht fushaten ne Lushnje dhe i kujton Berishes 97-en!

Balla nis zyrtarisht fushaten ne Lushnje dhe i kujton Berishes 97-en!

2

Nga Lushnja, aty ku nisi zyrtarisht fushatën për kandidaten për kryetare bashkie Eriselda Sefën, drejtuesi politik i qarkut të Ferit Taulant Balla, nuk i kurseu  akuzat për PD-në dhe për ish-kryeministrin Sali Berisha, duke i kujtuar këtij të fundit masakrat që kanë ndodhur gjatë 97-ës në Lushnje.Tani që është bërë bashkë me Metën, e ka shtuar arsen që asnjë lushnjar mos t’ia jap votën. Ia ka parë hajrin Lushnja Saliut. Nga 97 e deri tani. Kam takuar njerëz që kanë humbur fëmijët në 97, vepër mizore e shkaktuar nga Berisha. Ai vjen këtu në Lushnjë dhe kërkon votë. Por ne nuk harrojmë”, tha ai.

Në cilësinë e drejtuesit politik të qarkut Lushnje, Balla  u bëri thirrje qytetarëve të bashkohen me PS në mbështetje të Eriselda Sefës.

’Unë jam krenar që këtij qyteti i kemi propozuar një vajzë me një eksperiencë shumë të shkëlqyer. Kemi rënë të gjithë dakord të mbështesim Eriseldën. Të gjithë kanë investuar besimin e tyre tek një vajzë që shkallët e karrierës i ka ngjitur hapa pas hapi. Kam takuar të gjitha ambasadat më te cilat ka punuar bashkia e Lushnjes me projektet të cilat ka punuar Eriselda dhe janë shtuar donatorët sepse ajo ka rritur besimin që kjo bashki kishte nevojë”, tha Balla.

Duke u ndalur te vendimi i Gjykatës Kushtetuese për  mos shkarkimin e presidentit, Balla tha se PS është investuar për një sistem drejtësie të pavarur.