Ballina Rajoni Avioni bën ulje emergjente në Selanik pasi një i ri kërcënoi pasagjerët...

Avioni bën ulje emergjente në Selanik pasi një i ri kërcënoi pasagjerët dhe stafin

1

Selanik- Një avion që kryente një fluturim nga Londra për në Pafos, ka bërë ulje emergjente në aeroportin “Macedonia”, në Selanik, sipas mediave greke. Shkak ishte një 22 vjeçar që nisi t’u bërtiste pasagjerëve dhe personalit.

Sipas Policisë, 22-vjeçari u arrestua pasi shkaktoi panik në bord.

Ai prishi qetësinë dhe shkeli urdhrat e kapitenit të avionit.

Ndaj të riut të ndaluar nga policia ka nisur hetimi.