Ballina Vendi Arrestohet nje 43 vjecar nga Levani,per vjedhje e mbetur ne tentative

Arrestohet nje 43 vjecar nga Levani,per vjedhje e mbetur ne tentative

1

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Fier arrestuan në flagrancë, për veprat penale “Vjedhja”, e mbetur në tentativë, “Mosbindja ndaj urdhrit të punonjësit të policisë së rendit publik” dhe “Mbajtja pa leje e armëve të ftohta”, shtetasin M. T., 43 vjeç, banues në Levan, pasi duke drejtuar një automjet me rimorkio të ngarkuar me ushqim për kafshët, të vjedhur në tokën e shtetasit N. M., nuk i është bindur urdhrit të patrullës së Policisë për të ndaluar. Gjatë kontrollit fizik, këtij shtetasi i është gjetur edhe një mjet prerës (thikë), që u sekuestrua në cilësinë e armës së ftohtë.