Ballina Lajme Aksident tragjik në autostradën Durrës-Tiranë, vdesin dy vajza, plagoset rëndë shoferi 26-vjeçar

Aksident tragjik në autostradën Durrës-Tiranë, vdesin dy vajza, plagoset rëndë shoferi 26-vjeçar

2

DURRËS

Një aksident tragjik ka ndodhur mëngjesin e sotëm, ku kanë humbur jetën dy vajza dhe është plagosur rëndë shoferi 26-vjeçar.Sipas policisë, në orët e para të mëngjesit në autostradën Durrës-Tiranë, shtetasi A. T., 26 vjeç, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit dhe për pasojë automjeti është përplasur me trafik ndarësen.

Si pasojë e përplasjes kanë humbur jetën dy pasagjeret shtetasja S. Gj., 26 vjeçe dhe pasagjerja tjetër ende e paidentifikuar që ndodheshin në automjet.

Ndërsa shtetasi A. T., është transportuar në spital në gjendje të rëndë.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit dhe identifikimin e shtetases tjetër që humbi jetën.