Ballina Vendi Aksident në Radhimë, humb jetën pasagjeri 21-vjeçar, shoferi në gjendje të...

Aksident në Radhimë, humb jetën pasagjeri 21-vjeçar, shoferi në gjendje të rëndë

2

Një aksident me pasojë vdekjen e një 21-vjeçari dhe plagosjen e një tjetri ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Radhimë të Vlorës. Burimet bëjnë me dije se Aris Canaj (shofer) ndodhet në gjendje të rëndë në spital ndërsa pasagjeri dhe Savio Dhimojani (pasagjer) 21 vjeç ka ndërruar jetë në duart e mjekëve.

Mësohet se mjeti tip ‘Ford’ me targë ‘AA 581 GV’, ka dalë nga rruga duke u përplasur me një kolonë betoni. Siç shihet në pamjet e siguruara, mjeti është përplasur në anën e shoferit ndërsa ka dëme të konsiderueshme materiale.Shkaqet dhe rrethanat e aksidentit mbeten ende të paqarta ndërsa dyshohet se shkak është bërë shpejtësia tej normave të lejuara. Zjarrfikësja dhe policia ndodhen në vendngjarje ndërsa priten të tjera detaje në vijim.