Ballina Lajme Kronike Aksident në Berat, i moshuari në gjendje kritike për jetën

Aksident në Berat, i moshuari në gjendje kritike për jetën

0

BERAT- Një aksident ka ndodhur ditën e sotme në Berat, ku një makinë ka përplasur një të moshuar. Mësohet se aksidenti ka ndodhur në lagjen Çelepias, ku mjeti Volswagen ka përplasuer një 68-vjeçar, teksa po kalonte vijat e bardha me biçikletë.

Ende nuk dihet shkaku i aksidentit, por mësohet se i moshuari me emrin Agim Mingu është dërguar me shpejtësi në spital për të marrë ndihmë mjekësore. M8ingu momentalisht ndodhet në sallën e operacionit dhe në gjendje kritike, ndërkohë që në vendngjarje ka shkuar policia dhe grupi hetimor.