Ballina Vendi Aksident i rëndë në Tiranë, plagoset një 2-vjeçar

Aksident i rëndë në Tiranë, plagoset një 2-vjeçar

1

Një aksident ka ndodhur pasditen e së enjtes pranë ‘Fabrikës së Miellit” në Tiranë. Policia bën me dije se janë përplasur 3 mjete me drejtues E.G , A.S dhe A.B.

Si pasojë e aksidentit është dëmtuar një i mitur 2-vjeçar i cili ndodhej në mjetin e drejtuar nga E.G.

I mituri ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve

Njoftimi i policisë:

Më datë 21.04.2022, te mbikalimi te Fabrika e Miellit, janë përfshirë në një aksident mjetet me drejtues shtetasit E. G., A. S., dhe A. B.

Si pasojë e aksidentit është dëmtuar një i mitur 2-vjeçar, i cili ndodhej pasagjer në mjetin me drejtues shtetasin E. G., dhe ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.*AnashAktualitetAbcAksidentDy VjecarTiranë