Ballina Lajme Aksident i rëndë në Gramsh/ 60-vjeçari humb drejtimin e automjetit dhe bie...

Aksident i rëndë në Gramsh/ 60-vjeçari humb drejtimin e automjetit dhe bie në kanal! Ndërron jetë, plagosen nipi dhe mbesa të mitur

1

Një aksident i rëndë është regjistruar këtë të diel në Gramsh, ku për pasojë ka humbur jetën një person dhe kanë mbetur të plagosur 2 të mitur.

Bëhet me dije se viktimë ka mbetur një 60-vjeçar, i cili po drejtonte automjetin, por ka humbur kontrollin dhe ka rënë në një kanal në fshatin Mashan.

Dyshohet se 60-vjeçari pësoi atak kardiak, ndërsa me të po udhëtonin edhe nipi dhe mbesa, të dy të mitur. Ata kanë pësuar plagë të lehta, ndërsa ndodhen në spital jashtë rrezikut për jetën.  

Policia ndodhet në vendngjarje dhe ka nisur hetimet.

/rtsh.al/