Ballina Lajme Durrës/ Dhunuan 17-vjeçaren dhe publikuan videon në rrjetet sociale, shoqërohet 22-vjeçari, policia:...

Durrës/ Dhunuan 17-vjeçaren dhe publikuan videon në rrjetet sociale, shoqërohet 22-vjeçari, policia: Po merren në pyetje edhe dy të mitura të përfshira në ngjarje

1

Ditën e djeshme u bë virale në rrjetet sociale një video ku dukej një e mitur, e cila dhunohej nga disa persona.

Mbi ngjarjen ka reaguar policia, e cila bën me dije se është identifikuar dhe shoqëruar  22-vjeçari Anxhelo Dollaku, si një nga personat e përfshirë.

Blutë njoftojnë se janë duke u marrë në pyetje edhe dy vajza të mira 17-vjeç të pranishme në momentin e ngjarjes.

Reagim i Drejtorisë Vendore të Policisë Durrës

Në lidhje me një video të publikuar ditën e djeshme, në rrjetet sociale, në të cilën shfaqet një shtetas që bullizonte dhe dhunonte një shtetase të mitur, ju sqarojmë se:

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Durrës, pas transmetimit të pamjeve filmike në rrjetet sociale, menjëherë kanë organizuar punën për identifikimin dhe shoqërimin e shtetasit që shfaqet në video.

Shërbimet e Policisë kanë identifikuar, kapur dhe shoqëruar në ambientet e Policisë së Durrësit, shtetasin A. D., 22 vjeç, banues në lagjen nr. 6, Durrës. Në momentin e kapjes, gjatë kontrollit fizik të ushtruar ndaj këtij shtetasi, shërbimet e Policisë i kanë gjetur dhe sekuestuar një mjet prerës (thikë).

22-vjeçari ndodhet i shoqëruar dhe po vijojnë veprimet për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Njëkohësisht, shërbimet e Policisë kanë identifikuar edhe 2 shtetaset e mitura 17-vjeçare, të përfshira në këtë ngjarje, dhe në bashkëpunim me punonjësit e shërbimit social dhe me psikologun, te dyja shtetaset do të intervistohen me qëllim dokumentimin e plotë të këtij rasti.

Policia e Shtetit falënderon mediat dhe qytetarët që denoncojnë rastet e abuzimit me të mitur dhe çdo paligjshmëri tjetër, si dhe siguron qytetarët se strukturat vendore dhe qendrore të Policisë reagojnë në mënyrë të menjëhershme, për të vënë përpara drejtësisë personat e përfshirë në paligjshmëri dhe në krim.

(BalkanWeb)