Ballina Vendi 69-vjeçari humb jetën sapo futet në lumin Mat

69-vjeçari humb jetën sapo futet në lumin Mat

1

Një 69-vjeçar ka humbur jetën tragjikisht në lumin Mat, ditën e sotme në fshatin Skuraj të Kurbinit. Mësohet se Durim Murrani, banues në Burrel ka humbur jetën sapo është futur në lumë.

69-vjeçari ishte bashkë me familjen. Paraprakisht dyshohet se vdekja ka ardhur për shkaqe natyrale. Ndërkaq, policia ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes. /abcnews.al