Ballina Vendi 5 të rinj bllokohen nga dëbora në Malësi të Madhe,ndërhynë FNSH..

5 të rinj bllokohen nga dëbora në Malësi të Madhe,ndërhynë FNSH..

1

Shkuan të bënin ski dhe u bllokuan nga bora, 5 të rinjtë ndodhen ende të “mbyllur” në Malësinë e Madhe. Te rinjtë kanë mundur të flasin me Forcat e Ndërhyrjes së shpejtë, të cilat janë nisur dhe po marshojnë drejt Razma, e cila duhet përshkuar rreth 20 km në këmbë. Njëri prej tyre ka pasur shqetësime shëndetësore por pa rrezik pvr jetën, ndërsa të tjerët janë në gjendje të mirë shëndetësore.

Njoftim:

5 Te rinj bllokohen ne bore ne M.Madhe

Forcat e Ndehyrjes se Shpejte ne Opeacione shpetimi

Kane arritur te hyjne ne lidhje me te rinjte dhe po vazhdojn Marshimin ne drejtim te tyre, pasi u duhet te udhetojne nga Razma 20 km ne kembe.

Forcat e policise se nderhyrjes se shpejte Shkoder dhe sherbimet e komisariatit te policise se Malesise se Madhe, prej 2 oresh kane nisur nje operacion shpetimi ne Fushe te Zeze, 20 km ne veri te Razmes se Malesise se Madhe, ku kane mbetur te bllokuar ne bore 5 te rinje nga Bjza e Kastratit, te ilet kishin shkuar per te rreshqitur me ski ! Para nje ore dy grupet e nderhyrjes se shpejte kane mberritur ne Razem dhe nisur marshimin ne kembe per ne vendin ku kane mbetur te rinjte ! Policia i duhet te ece ne kembe se paku 20 km neper rruge malore. Lajmi i mire eshte se policia ka mundur te hyje ne kontakt me te rinjte duke komunikuar me celular ! Njeri prej tyre ka shqetesime shendetesore por pa rrezik per jeten, ndersa te tjeret jane ne gjendje te mire ! Per momentin mesohet se te rinjte jane strehuar ne nje stan veror, deri sa te mberrijne grupet e gatshme te policise, qe po udhetojne ne drejtim te tyre. Duhen se paku 5 ore qe te perfundoje ky opecion, por e rendesishme eshte qe konktaktet mes te rinjve te bllokuar dhe policise ne operacion, jane vendosur !