Ballina Vendi 4 të shumëkërkuar ekstradohen nga Italia, Gjermania dhe Franca, mes tyre dhe...

4 të shumëkërkuar ekstradohen nga Italia, Gjermania dhe Franca, mes tyre dhe Ervis Martini, të dënuar për plagosje, trafik droge dhe vjedhje

4

4 të shumëkërkuar ekstradohen nga Italia, Gjermania dhe Franca, mes tyre dhe Ervis Martini, të dënuar për plagosje, trafik droge dhe vjedhje

4 shqiptarë të shpallur në kërkim ndërkombëtar janë kapur në Itali, Gjermani dhe Francë, pasi ata janë të dënuar në Shqipëri për vepra të ndryshme penale si: Plagosje e rëndë me dashje, prodhimi dhe shitja e narkotikëve, mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve shpërthyese dhe i municionit, vjedhje si dhe shkelje e rregullave të qarkullimit rrugor.

Në bashkëpunimit me autoritetet italiane, u ekstradua nga Italia, Bekim Lekaj, 30-vjeç, banues në Tropojë. Ai është dënuar me 8 vjet, 2 muaj e 10 ditë burgim, për veprat penale “Vjedhja” dhe “Vjedhja me dhunë” kryer në bashkëpunim nga Gjykata e Rrethit Gjyqësor Gjirokastër.  

Po ashtu, u ekstradua nga Stuttgart, Gjermania, Romario Kapidani, 28-vjeçari nga Durrësi, pas ishte shpallur në kërkim, sepse Gjykata e Rrethit Gjyqësor Durrës e ka dënuar me 5 vjet e 4 muaj burgim, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, nga të cilat i kanë mbetur për të vuajtur edhe 2 vjet e 8 muaj burgim.

Gjithashtu,u ekstradua nga Dusseldorf, Gjermania, dhe 29-vjeçari Ervis Martini alias Ervis Krasniqi, 29 vjeç. Ai ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi Gjykata e Shkallës së Parë Fier i ka caktuar masën e sigurimit “Arrest në burg”, për veprat penale “Plagosja e rëndë me dashje” dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”. 

U  ekstradua nga Franca, dhe 30-vjeçari Deivis Jaho,lindur në Kamzë.

Jaho ishte shpallur në kërkim, pasi Gjykata e Apelit Tiranë e ka dënuar me 1 vit burgim, për veprat penale “Vjedhja” dhe “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”.

Këta persona u ekstraduan drejt vendit tonë me qëllim vuajtjen e dënimeve përkatëse.