Ballina Rajoni 22-vjeçari shqiptar hero në Greqi. Hyn në shtëpinë që po digjej dhe...

22-vjeçari shqiptar hero në Greqi. Hyn në shtëpinë që po digjej dhe shpëton 1-vjeçarin

1

Një 22-vjeçar shqiptar ka shpëtuar nga flakët një fëmijë rreth 1 vjeç e gjysmë në Lamia, në Greqi.

Heroi u fut në banesën e mbuluar nga zjarri dhe arriti të shpëtojë fëmijën e vogël.

Dionisi ka parë që banesa e fqinjëve të tij, ku jetonte një e moshuar me dy nipërit e mitur, është përfshirë nga flakët, ndërsa dëgjoheshin edhe thirrjet e tyre për ndihmë.

Pas kësaj i riu shqiptar ka rrezikuar jetën dhe është futur në banesë për të shpëtuar 1-vjeçarin.

“Fëmija po qante… Menjëherë hodha xhaketën dhe i dhashë një goditje të fortë dritares së dhomës. Hyra brenda dhe mora foshnjën. Gjithçka ndodhi kaq shpejt. Fatmirësisht fëmija ka shpëtuar dhe është mirë. Unë bëra atë që çdo njeri do të bënte nëse jeta e dikujt do ishte në rrezik…” , tha 22-vjeçari, i cili është kthyer në heroi e ditës.