Ballina Vendi Skandal ne Top Chanel/Televizioni akuzon stafin e emisionit “Top Story” per gjobevenie..Ja...

Skandal ne Top Chanel/Televizioni akuzon stafin e emisionit “Top Story” per gjobevenie..Ja cfare po ndodhe!?

1

Top Channel ka shkarkuar stafin e emisionit ‘Top Story’, duke ia rikthyer Sokol Ballës, i cili ka marrë edhe postin e Drejtorit të Informacionit, me arsyen e gjobave të vendosur për interesa personale, duke pranuar në këtë mënyrë kryerjen e një apo më shumë veprave penale.

‘Top Story’ u përdor nga Ben Blushi dhe Endrit Habilaj për interesa krejtësisht të dyshimta përgjatë viteve të fundit, ndësa sot vetë Top Channel akuzon për gjoba stafin e Top Story.

Autori i emisionit është kapur duke u paguar në disa kompani nga inceneratorët, që janë quajtur afera e shekullit.

Në emër të gjoja investigimeve, bëheshin sulme për qëllime të pastra klienteliste. 

Por edhe vetë Habilaj, ish-autori i emisionit, ka akuzuar Top Channel dhe në mënyrë direkte pronaren e televizionit, Vjollca Hoxha, për gjobëvënie ndaj biznesmenëve në vend. 

Reagimi i Top Channel:

Pak kohë më parë, redaktori i emisionit investigativ, Top Story dhe disa elemente të tjerë, u është ndërprerë marrëdhënia e punës, për shkak se janë gjetur në shkelje të kontratës së punës dhe në cenim të imazhit të televizionit.

Ekipi ligjor i Top Channel është duke përgatitur dosjen përkatëse, për t’jua përcjellë autoriteteve, për të nxjerrë përgjegjësitë ligjore dhe dëmin që i është shkaktuar kompanisë nga këta individë, të cilët kanë përdorur profesionin dhe emisionin, si mjet gjobash dhe kërcënimesh, duke keqpërdorur edhe donacione të huaja.

Sot, këta individë ose më saktë njëri prej tyre, Endrit Habilaj, i cili ka akses në faqen e emisionit në Facebook, ka lëshuar një tjetër shpifje në drejtim të Top Channel.

Se mbrëmë është hequr një emision i tyri. Në fakt është hequr një material i cili ashtu si dy tre javët e fundit, ishte lënë për t’u transmetuar në mirëbesim dhe jashtë kontrollit editorial të Top Channel.

Por kur bordi shqyrtoi materialet dhe vuri re shkeljet e rënda etike dhe profesionale, mori vendimin e mos transmetimit të kësaj gjobe, vënë në emër të dy personave që dikur punonin në Top Channel, dhe jo në interes të së vërtetës. Emisioni nuk është mbyllur. Top Story si emër nuk ka lindur në vitin 2018, atëherë kur u mor dhe u transformua ashtu siç është sot. Top Story ka lindur në tetor të vitit 2006 dhe për 11 sezone ishte emisioni më i suksesshëm politik në ekran.

Javën e ardhshme Top Story do rikthehet aty ku i takon, në “prime time” në orën 21:00.

Emisioni investigativ që mbajti këtë emër për tre vjet, nuk do të mbyllet. Ai do të vazhdojë që javën tjetër. Me emër të ri, me drejtim të ri.

Dhe për më tepër me mision të ri. Misionin e së vërtetës, dhe jo të gjobave.

Ndërkohë ka reaguar edhe redaktori Endri Habilaj, duke e quajtur një shkrim të turpshëm, duke radhitur sipas tij një sërë faktesh dhe pyetjesh të rënda për pronaren Vjollca Hoxha dhe drejtuesin Sokol Balla.

Reagimi i Endri Habilajt në Facebook:

Një sqarim për publikun!

Ky shkrim është i turpshëm dhe që nuk i bën nder jo Top Channel, por askujt.

Tani le të marrim me radhë disa fakte:

– E para, unë kam dhënë dorëheqjen në 28 shkurt 2022. Nga ajo ditë, nuk kam patur fare akses për emisionin Top Story.

– E dyta, emisioni “Oligarkët e Rilindjes Urbane”, është realizuar nga Esmeralda Keta, fituese e dy çmimeve të BE. Tema është realizuar fare pa ndërhyrjen time. Dhe kjo mund të provohet lehtësisht duke kontaktuar Esmeraldën. Emisioni është anulluar dje, në 30 Mars 2022.

– E treta, emisioni i Rilindjes Urbane, ishte raportuar tek Bashkimi Europian, një projekt  që e fitoi nëpërmjet aplikimit tim dhe FES. Unë sot e kësaj dite, këtë temë nuk e kam parë.

– E katërta, një pyetje për Vjollca Hoxhën, a ke vënë gjobë ti ndaj Samir Manes, duke anulluar emisionin “Kadastra e Vlorës”?!

– E pesta, një pyetje për Sokol Ballën, a po i vë gjobë fabrikave të prodhimit të vezëve dhe çfarë gjobash i ke premtuar Vjollca Hoxhës, me ardhjen në Top Channel.

– E gjashta, zonja Hoxha, përse po i bie Kadastrës përditë, a ke kërkuar legalizimin e objektit Folie Marine dhe më pas ndërtimin e një kulle aty?

– E shtata, faqja e facebook, është krijuar nga ekipi i Top Story dhe me ardhjen e Sokol Ballës kjo faqe u kërkua ti kalohej atij. I sugjerojë të ngrejë një faqe vet, siç ka ngritur shumë gjëra.

– E teta, ekipi i Top Story, nuk është njoftuar për ndërrimin e emrit dhe që emisioni politik i Sokol Ballës do të merrte këtë emër.

– E nënta, thirrje për kolegët, ky është TOP CHANNEL!