Ballina Vendi FIER/Vodhi nje shume parash brenda nje makine ne Sheq,arrestohet autori!

FIER/Vodhi nje shume parash brenda nje makine ne Sheq,arrestohet autori!

1

Zbardhet dhe dokumentohet nga Komisariati i Policisë Fier, vjedhja e një shume të konsiderueshme parash, në një automjet. Vihet në pranga autori i dyshuar. Shërbimet e Komisariatit të Policisë Fier, në vijim të punës për parandalimin e vjedhjeve, zbardhjen e atyre të ndodhura më parë dhe vënien e autorëve para përgjegjësisë ligjore, pas kallëzimit të bërë nga shtetasi Dh. T., 28 vjeç, për vjedhjen e një shume parash në automjetin në përdorim të tij, kanë kryer veprimet hetimore për identifikimin dhe kapjen e autorit të dyshuar. Si rezultat i punës hetimore, bazuar në provat ligjore të grumbulluara, u ndalua shtetasi H. K., 23 vjeç, banues në Tiranë, pasi dyshohet se ka vjedhur shumën e parave në automjetin në përdorim të shtetasit Dh. T., 28 vjeç, banues në Korçë, të cilin e kishte lënë të parkuar në lagjen “Sheq i Madh”, Fier. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier, për veprime të metejshme procedurale, për veprën penale “Vjedhja”.