Ballina Kulture 100-vjetori i lindjes së shkrimtarit të madh Jakov Xoxa do të shndërrohet...

100-vjetori i lindjes së shkrimtarit të madh Jakov Xoxa do të shndërrohet në një vit festiv.

1

Sot është dita e lindjes së shkrimtarit të madh, emrit plot vlera të letërsisë shqiptare, të paharruarit Jakov Xoxes. Ai njihet përmes romanit të tij të paarritshëm në tjetër autor shqiptar të romanit dhe tematikës së ” Lumi i vdekur”

Ky 100-vjetor do të jetë i veçantë pasi parashikohen një sërë aktivitetesh duke e shndërruar kështu vitin jubilar të lindjes së tij në një ndërmarrje aktivitetesh të larmishme.

Këtë e ka shpalosur në postim medietik aktori i madh Mevlan Shanaj ku mes të tjerave shkruan:
“Për shumë e shumë nga ne, magjia krijuese e Xoxës këtë vit, do risillet me aktivitete shkencore, artistike, etj.

Jam krenar që me familjen e tij dhe një grup miqësh jemi të përfshirë në organizimin e veprimtarive, e që në bashkëveprim me Ministrinë e Kulturës, Bashkisë Fier dhe Institucionet e Fierit, Akademisë së Shkencave, me të urtin Shaban Sinani, i cili po grumbullon, rizbulon dhe fton mendimin shkencor të iluminojë për veprën e Jakovit! Jo, nuk është thjeshtë një Përvjetor, por një Festë!

Do shohim përgjatë këtij viti, Lumin e Vdekur në dramë e balet nëpër skenat e Teatrit dhe të Operës, e përveç tyre, promovimi i librit të Dhurata Xoxes me “Kujtimet”; do shpallet Çmimi “Xoxa” në Roman; dokumentari nga Ylli Pepo; si dhe shumë “bëma”artistike të tjera në Apolloni, në Fier, në Tiranë dhe Prishtinë! Do jetë shumë bukur!”
Ai iu ka bërë ftesë që të gjithë dashamirët
e tij dhe të artit shqiptar, të ndajnë e rishpërndajnë këtë Festë për Jakovin, në faqet e tyre në FB, Istagram, Twiter, në shënjë respekti dhe mbështetjeje.

/Tv kombi/