350 bime narkotike kanabis janë asgjësuar me anë të djegies në fshatin Macukull në Mat. Parcela me bimët narkotike u zbulua në një zonë të pyllëzuar.
Një 33-vjeçar është arrestuar në kuadër të finalizimit të fazës së dytë të operacionit policor të koduar “Kreshta të pastra”. I riu tentoi të largohej, por falë ndërhyrjes së menjëhershme të shërbimeve të policisë u bë e mundur kapja dhe arrestimi i tij. Më herët, gjatë fazës së parë të këtij operacioni u asgjësuan 164 bimë canabis dhe u shpall në kërkim autori i dyshuar.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Dibër, për veprime të mëtejshme.