Ballina Bota Vriten tre persona nga një sulm me armë brenda fabrikës në SHBA

    Vriten tre persona nga një sulm me armë brenda fabrikës në SHBA

    1

    SHBA- Vazhdojnë seritë e sulmeve të përgjakshme në SHBA.

    Një person, i armatosur ka hapur zjarr në një fabrikë prodhimi në shtetin amerikan të Maryland, duke lënë të vdekur tre persona, raporton Skynews.

    Ngjarja ndodhi në qytetin Smithsburg rreth orës 14:30 (19:30 GMT) ditën e djeshme. Një oficer që u përpoq të ndiqte të armatosurin u qëllua në shpatull. Autori i dyshuar ishte larguar nga vendi i ngjarjes në kohën kur oficerët arritën, mirëpo u gjurmua në një automjet rreth pesë milje larg nga uzina.

    I dyshuari u qëllua, u plagos e më pas u dërgua në spital.

    Sulmi i radhës vjen dy javë pasi 21 persona u vranë kur Salvador Ramos hapi zjarr në një shkollë fillore në komunitetin e vogël të Uvalde, Teksas dhe po ashtu pas dy sulmeve të tjera ku pati humbje jete qytetarësh.