Ballina Lajme Vrau kunatën pastaj veten, zbardhen detaje nga krimi i rëndë në Tiranë,...

Vrau kunatën pastaj veten, zbardhen detaje nga krimi i rëndë në Tiranë, kush janë dy viktimat (Emrat)

1

TIRANË

Zbardhen detaje nga ngjarja e rëndë në Tiranë, ku një 43-vjeçar ka vrarë me armë zjarri kunatën e tij 37-vjeçare.

Sipas burimeve për “BalkanWeb” autori i dyshuar, Roland Sinani, ishte i pamartuar dhe merrte mjekim pasi vuante nga probleme të shëndetit mendor. Ai dyshohet se ka qëlluar me armë zjarri pistoletë kunatën e tij (nusen e vëllait) shtetasen Migena Sinani rreth 37 vjeçe. Pas kësaj 43-vjeçari ka vrarë dhe veten.

Burri i 37-vjeçares dhe vëllai i autorit të dyshuar punon si taksist dhe mësohet se kur ka ndodhur ngjarja s’ka qenë në banesë.

Në banesë kanë qenë dy prindërit, të cilët kanë qenë në gjumë sipas informacioneve paraprake. Policia ka sekuestruar armën e zjarrit pistoletë dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.