Ballina Lajme Kronike Vrau familjarët e ish-bashkëjetueses, Dan Hutra nuk ndalet,shfaqet në “Astir” dhe plagos...

Vrau familjarët e ish-bashkëjetueses, Dan Hutra nuk ndalet,shfaqet në “Astir” dhe plagos të dashurën

1

Krimet e Dan Hutrës që shkaktoi masakrën në Paskuqan nuk kanë të ndalur. Autori që vrau familjarët e ish-bashkëjetueses mesditën e sotme, vijon të shkaktojë trazira në kryeqytet teksa është në arrati.

Bëhet me dije se Dan Hutra ka plagosur dhe një tjetër grua në Astir. Dyshohet se gruaja që është plagosur është ish-dashura e 40-vjeçarit, Marjana Gurakuqi.

40-vjeçari është një person me rrezikshmëri të lartë dhe ndaj Policia e Shtetit kërkon ndihmën e qytetarëve për lokalizimin dhe prangosjes e Dan Hutrës. Kushdo që ka informacion për vendndodhjen e tij apo sheh mjetin e mëposhtëm, të telefonojë në numrin 112.

Dan Huntra vrarë sot me armë zjarri motrën e bashkëjetueses së tij dhe kunatën e saj, ndërkohë që vetë ish-partnerja e tij dhe nëna kanë mbetur të plagosura.

Autori Dan Hutra ka shkuar në shtëpinë e ish-bashkëjetueses dhe ka hapur zjarr me kallashnikov. Për pasojë: Elena Hysa, 35 vjeçe, ish-bashkëjetuesja u plagos, Kujtime Hysa, 60 vjeçe, nëna e ish-bashkëjetueses, u plagos, ndërsa ndërruan jetë Mevlute Hysa, 30 vjeçe, motra e ish-bashkëjetueses së tij dhe Hasime Dafku, 30 vjeçe, e fejuara e vëllait të ish-bashkëjetueses.

Mësohet se 40 vjeçari është arrestuar për dhunë në familje në datën 16.06.2022, dhe është liruar me datë 16.02.2023. Pra, vetëm dy javë më parë autori ka dalë nga qelia dhe sot, i armatosur me kallashnikov, ka kryer një ngjarje makabre.

Më parë, Dan Hutra ka qenë i dënuar për vrasjen e bashkëshortes së tij, ngjarje e ndodhur në vitin 2007, në Kukës. Po ashtu në 2003 ka qenë i dënuar për përdhunimin e kunatës.