Ballina Lajme Vrasje për pronën, dy vëllezërit në konflikt të vazhdueshëm për një Agjenci...

Vrasje për pronën, dy vëllezërit në konflikt të vazhdueshëm për një Agjenci Turistike

1

Një konflikt i vazhdueshëm për pronën duket se është bërë shkak për ngjarjen e rëndë në zonën e “Myslim Shyrit” ku një shtetas vrau me armë zjarri të vëllanë dhe kunatën.

Gazetari i Ora News, Edison Vatnikaj, raporton se dy vëllezërit administronin sëbashku një biznes, Agjenci Turistike  në zonën e “Myslim Shyrit”.

Pikërisht për këtë biznes duket se ata ishin në një konflikt prej kohësh.Vrasja ka ndodhur pranë kësaj Agjencie. Viktimat janë një çift të rinjsh me origjinë nga Dibra.

Ata banojnë në një zonë tjetër të Tiranës por biznesin e kishin aty.

Policia e mbërritur në vendngjarje ka nisur hetimet për krimin e dyfishtë.