TIRANË- Një ngjarje tronditëse ndodhi rreth orës 01.00 të mëngjesit të sotëm. Persona ende të pa identifikuar, qëlluan me breshëri automatike në drejtim të Top-Channel duke lënë të vrarë rojen e sigurisë Pal Kola 60 vjeç.
Pas ngjarjes, disa minuta më vonë makina u gjend e djegur në rrugën e vjetër të Kavajës.
Mjeti është sekuestruar dhe është dërguar në laboratorin e kriminalistikës. Ekspertët do ta ekzaminojnë dhe gjurmët e gjetura në të mund të çojnë në identifikimin e autorëve.
Plumbat kapën rojen e sigurisë, 60 vjeç, i cili ndërroi jetë në vend.