Ballina Bota  Volodimir Zelensky do t’i drejtohet Kuvendit të Shqipërisë të martën, me nje...

     Volodimir Zelensky do t’i drejtohet Kuvendit të Shqipërisë të martën, me nje video mesazh!

    1

    Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelenksy pritet t’i drejtohet Kuvendit të Shqipërisë, në seancën e radhës plenare.

    Gazetari i Top Channel,  Muhamed Veliu mëson se Kuvendi Shqipërisë është duke bërë përgatitje që të martën, në orën 10:00 Zelensky ti drejtohet me një video mesazh parlamentit të Shqipërisë.

    Burime nga Kuvendi i thanë gazetarit Muhamed Veliu se Zelensky ka pranuar ti drejtohet parlamentit të Shqipërisë me një fjalim.

    Javët e shkuara presideni Ukrainës Volodimir Zelensky ka qenë dhënë disa mesazhe përmes video call në disa parlamente europiane.

    Shqipëria, aleate e NATO-s është pozicionuar në krah të Ukrainës, duke dënuar agresionin rus dhe duke vendosur sanksione ndaj Rusisë.