Ballina Bota “Lufta e Rusisë në Ukrainë mund të zgjasë 10 vite”, paralajmërimi i...

    “Lufta e Rusisë në Ukrainë mund të zgjasë 10 vite”, paralajmërimi i ministres britanike

    1


    Lufta në Ukrainë mund të zgjasë deri në 10 vjet. Kështu beson Liz Truss, teksa u thotë aleatëve perëndimor se Rusia e Vladimir Putin është edhe më pak e besueshme se ish-Bashkimi Sovjetik.

    Ministrja britanike shtoi se udhëheqësi rus është një “operator mashtrues i dëshpëruar” që nuk duhet të shpërblehet për agresionin e tij.

    Zyrtarët qeveritarë janë të shqetësuar se Putini mund të nisë sulme ndaj Moldavisë ose Gjeorgjisë nëse i lejohet të mbajë territorin ukrainas, duke e zvarritur konfliktin për vitet në vijim, shkruan “Daily Mail”.

    Teksa mbajti një fjalim për politikën e jashtme mbrëmë, Truss paralajmëroi nëse ai “ia arrin, do të ketë mjerim të mëtejshëm të pa treguar në të gjithë Europën dhe pasoja të tmerrshme në të gjithë globin”.

    Ajo shtoi se Britania dhe aleatët e saj duhet të “vazhdojnë të ecin më tej dhe më shpejt për ta nxjerrë Rusinë nga e gjithë Ukraina”.

    E në një tregues se beteja mbi Ukrainën mund të zvarritet, Truss argumentoi se “ne duhet të jemi të përgatitur për një kohë të gjatë”.