Ballina Lajme Vodhi mbi 100 mijë euro përmes rrjeteve sociale, Gjykata merr vendimin për...

Vodhi mbi 100 mijë euro përmes rrjeteve sociale, Gjykata merr vendimin për 28-vjeçarin

5

Gjykata e Tiranës ka marrë ditën e sotme vendimin për Liridon Pekë, 28-vjeçarin i cili vodhi mbi 100 mijë euro përmes mashtrimit në Facebook.

Mësohet se gjykata ka caktuar masën arrest me burg për Pekën me akuzën e mashtrimit kompjuterik.

Peka i vidhte llogari shtetasve kosovarë në Facebook dhe i përdorte më pas për të përfituar shuma parash nga familjarët dhe të afërmit e tyre.

Fillimisht siguronte profile personale të personave të ndryshëm nga Kosova dhe më pas komunikonte me familjarët dhe të afërmit, duke i kërkuar shuma të ndryshme parash, me pretendimin se ishte në spital ose për arsye të tjera.

Pasi merrnin mesazhet në rrjetet sociale, të afërmit dërgonin shumat e parave me anë të rrjetit të transfertave monetare, shuma që arrijnë në vlerën e mbi 100 mijë eurove./Opinion.al