Ballina Lajme Vidhte para në bankën ku punonte, arrestohet 37-vjeçarja në Durrës

Vidhte para në bankën ku punonte, arrestohet 37-vjeçarja në Durrës

4

Ka rënë në pranga një 37-vjeçare në qytetin e Durrësit, pasi akuzohet për shpërdorim detyre.
Ka rënë në pranga një 37-vjeçare në qytetin e Durrësit, pasi akuzohet për shpërdorim detyre.

Sipas uniformave blu shtetasja Berinda Bulku, 37 vjeçe banuese në Durrës, ishte shpallur në kërkim nga policia pasi kryente vjedhje në bankën ku punonte.

Bëhet me dije se ajo u ka vjedhur shuma të ndryshme parash klientëve të bankës.

“Strukturat hetimore të DVP Durrës ndaluan shtetasen e shpallur në kërkim B. B., 37 vjeçe, banuese në Durrës, të cilës Gjykata e Rrethit Gjyqësor Durrës i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Vjedhja duke shpërdoruar detyrën”, pasi dyshohet se në subjektin privat (bankë) ku kjo shtetase punonte, u ka vjedhur shuma të ndryshme parash, klientëve të këtij subjekti”, thuhet në njoftimin e policisë./Opinion.
Bëhet me dije se ajo u ka vjedhur shuma të ndryshme parash klientëve të bankës.

“Strukturat hetimore të DVP Durrës ndaluan shtetasen e shpallur në kërkim B. B., 37 vjeçe, banuese në Durrës, të cilës Gjykata e Rrethit Gjyqësor Durrës i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Vjedhja duke shpërdoruar detyrën”, pasi dyshohet se në subjektin privat (bankë) ku kjo shtetase punonte, u ka vjedhur shuma të ndryshme parash, klientëve të këtij subjekti”, thuhet në njoftimin e policisë./Opinion.al