Disa vende të NATO-s mund të jenë të gatshme të dërgojnë trupa në Ukrainë nëse shtetet e tjera anëtare nuk japin garanci sigurie për Kievin, ka thënë një ish-sekretar i përgjithshëm i aleancës ushtarake.
Sipas Anders Rasmussen ekziston një “mundësi e qartë” që shtetet e NATO-s mund të ndërmarrin veprime individualisht nëse grupi nuk merr një vendim të përbashkët.
“Ne e dimë se Polonia është shumë e angazhuar për të ndihmuar Ukrainën. Dhe nuk do të përjashtoja mundësinë që Polonia të angazhohej edhe më shumë në këtë kontekst në baza kombëtare dhe të ndiqet nga shtetet baltike, ndoshta duke përfshirë mundësinë e dërgimit të trupave. Ne nuk duhet të nënvlerësojmë polakët, ata menduan për një kohë të gjatë Europa Perëndimore nuk i dëgjoi paralajmërimet e tyre kundër mentalitetit të vërtetë rus.”, tha ai.
Anëtarët e NATO-s nuk kanë dashur të vendosin trupa në Ukrainë ose një zonë të ndalim-fluturimit pasi kjo do të çonte në një konflikt të drejtpërdrejtë me forcat e tyr